Ky status i jep të drejtën DAK-ut� që jo vetëm të marrë pjesë në aktivitetet e Organizatës Ndërkombëtarë të Akreditimit të Laboratorëve- ILAC, por edhe të votojë në lidhje me çështje të ndryshme lidhur me procedurat e akreditimit.
Statusi anëtar shok� do ti hap rrugën anëtarësimit me të drejta të plota në ILAC dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të njohjes reciproke (MLA), të cilat kanë qëllim� mbështetjen e tregtisë botërore nëpërmjet reduktimit të� barrierave� teknike në tregti. Garantohet lëvizja e lirë mallrave pa pasur nevojën e ri-testimit, apo ri-kalibrimit në laboratorët e vendit ku hyn . Në këtë mënyrë bazuar në parimin „një produkt i� testuar njëherë, pranohet kudo“ realizohet qëllimi për lëvizjen e lirë të produkteve me minimumin e kostove dhe të përpjekjeve.
Nga ana tjetër DAK do të ketë përfitime për sa i përket përmirësimit të anës organizative dhe teknike pasi do të bashkëpunojë dhe shkëmbeje informacione me sisteme të zhvilluara të akreditimit, që i përkasin rrjetit ndërkombëtar të akreditimit.
ILAC, është� Organizata ndërkombëtare e akreditimit të laboratorëve testues/kalibrues dhe organizmave inspektues. Fokusi kryesor i ILAC është : zhvillimi dhe harmonizimi i praktikave të akreditimit të laboratorëve testues/kalibrues, dhe organizmave inspektues, promovimi i laboratorëve të akredituar dhe organizmave inspektues, industrisë, autoriteteve qendrore dhe vendore si dhe konsumatorëve, mbështetja për zhvillimin e sistemeve të Akreditimit si dhe njohja ndërkombëtare e laboratorë nëpërmjet marrëveshjeve, që sjellin lehtësimin e njohjeve të testeve në nivel ndërkombëtar.
Ndërkohë që Drejtoria e� Akreditimit e Kosovës ka aplikuar� për tu bërë anëtar në IAF ( Forumin Ndërkombëtar të Akreditimit).
Ngritja e nivelit të përfaqësimit në� rrjetin ndërkombëtar të akreditimit është vazhdimësi e disa marrëveshjeve që DAK ka nënshkruar në nivel evropian e rajonal gjatë vitit 2009/2010, siç është marrëveshja e bashkëpunimit me Organizatën Evropiane të Akreditimit ( EA)� me institucionet homologe në Shqipëri, Maqedoni, Turqi dhe Kroaci. Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve erdhi si rezultat i plotësimit i të gjitha kritereve të përcaktuara nga këto organizma siç janë ngritja e sistemit të cilësisë në përputhje me standardet evropiane dhe ato ndërkombëtare të akreditimit, fuqizimi i kapaciteteve institucionale dhe profesionale� dhe ofrimi i një shërbimi akreditimi efikas.