Pas një angazhimi tejet të madh në Drejtorinë e Akreditimit, këtë vit u arritën një sërë suksesesh. Këto suksese kishin të bënin me anëtarësimin e saj në Organizatat Ndërkombëtarë të Akreditimit, si në Organizatën Ndërkombëtarë të Akreditimit të Laboratorëve (ILAC) (International Laboratory Accreditation Cooperation) që u arrit të bëhej më 27.07.2010 si dhe në Forumin Ndërkombëtarë të Akreditimit (IAF) (International Accreditation Forum) që u bë më 02.08.2010, si anëtare me të drejta të plota.
Puna e përkushtuar e Drejtorisë se Akreditimit kishte për synim që të bënte edhe me tej ngritjen e sistemit te menaxhimi, plotësisht funksional në përputhje me standardet evropiane dhe ato ndërkombëtare të akreditimit, fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale dhe afrimit të një shërbimi akreditimi efikas.
Si objektive tjetër me shume rendësi që DAK i ka vënë vetes ne planifikimet e saja afat mesme për vitin 2011 është arritja e nënshkrimit te marrëveshjes multilaterale ( MLA) ne EA.
Arritja e kësaj marrëveshjeje ka një rendësi te veçante me qe kjo marrëveshje mbështet tregtinë botërore nëpërmjet reduktimit të barrierave teknike në tregti. Garantohet lëvizja e lirë mallrave pa pasur nevojën e ri-testimit, apo ri-kalibrimit në laboratorët e vendit ku hyn . Në këtë mënyrë bazuar në parimin „një produkt i testuar njëherë, pranohet kudo“ realizohet qëllimi për lëvizjen e lirë të produkteve me minimumin e kostove dhe të përpjekjeve.
MLA mundëson zbatimin e procedurave të njëjta të akreditimit, njohjen reciproke të akreditimit , njohjen e certifikatave të lëshuara nga organizmat e vlerësimit të konformitetit që janë të akredituar nga organizmat akreditues të vendeve respektive. Kjo do t’i krijojë lehtësira biznesit pasi qarkullimi i produkteve garantohet pa kosto bazuar në parimin “një testim, një certifikim, një akreditim”, dhe kjo pa neglizhuar nivelin e nevojshëm të sigurisë, si dhe mbrojtjes së shëndetit dhe ambientit.