Drejtoria e Akreditimit e Kosovës mbajti trajnimin e dytë të radhës në standardin SK ISO/IEC 17025:2007

Më datë 05.11.2013 Drejtoria e Akreditimit e Kosovës mbajti trajnimin në standardin SK ISO/IEC 17025:2007.

Në këtë trajnim morën pjesë 24 pjesëmarrës nga këto institucione: Ballkan Projekt, Sara & Meti EVV, Trepharm Laboratory, ETL-Kosova, IPE-PROING.

Trajnimi u organizua në lokalet e Fakultetit Teknik. Objektiv i trajnimit ishte njohja me kërkesat e menaxhimit dhe kërkesat teknike të standardit SK ISO/IEC 17025 , njohja e procedurës së akreditimit si dhe plotësimi i disa prej kërkesave teknike të standardit ISO 17025 në laboratorët testues. Lektorë ishin përfaqësues të DAK.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors