Edhe këtë vit u shënua Dita Ndërkombëtare e Akreditimit në Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës

Edhe këtë vit në hapësirat e Hotel Sirius, Drejtoria e Akreditimit e Kosovës, në mënyrë solemne, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Akreditimit. Mbështetëse e këtij manifestimi ishte projekti FMG (Lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve) i Komisionit Evropian.

Në këtë solemnitet rasti të pranishëm ishin ministrja e MTI-së, znj. Hykmete Bajrami, znj.Corinne Deleu, përfaqësuese e zyrës së  BE-s  në Kosovë, Daniela Clejanu, udhëheqëse e projektit FMG, përfaqësues të Trupave për Vlerësim të Konformitetit, përfaqësues të bizneseve, përfaqësues të Këshillit të Akreditimit, Këshillit Profesional dhe Komiteteve Teknike, përfaqësues të MTI-së, stafi i DAK dhe mjetet e informimit.

Hapjen e takimit e bënë përfaqësuesit e DAK-së ndërsa Ministrja e MTI-së znj.Hykmete Bajrami mbajti një fjalë rasti ku foli për rëndësinë e akreditimit dhe gjithë infrastrukturën e cilësisë. Përfaqësues të DAK folën për të arriturat e DAK si dhe bashkëpunimin rajonale dhe ndërkombëtare të DAK.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors