Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të TVK-ve, Këshillit të Akreditimit, Këshillit Profesional, dhe Infrastrukturës së Cilësisë (Industria, Standardizimi dhe Metrologjia).
Gjatë takimit u mbajtën prezantimet e parapara dhe u prezantua video e përgatitur nga IAF dhe ILAC dhe e përshtatur nga DAK. Përfaqësues të DAK paraqitën të arriturat e DAK si dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar të DAK. Pas prezantimeve pati diskutime të frytshme të cilat DAK-ut do të i shërbejnë si udhërrëfyes për punën e mëtutjeshme.
Në fund të këtij solemniteti u ndanë edhe certifikata të akreditimit për laboratorë testues dhe trupat inspektues të akredituar brenda vitit.
