Shënohet Dita Botërore e Akreditimit me moton “Mbështetje për Zhvillim të Qëndrueshëm”

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, ka shënuar Ditën Botërore të Akreditimit, e që motoja e këtij viti është “Akreditimi: Mbështetje për Zhvillim të Qëndrueshëm”.

 

Dita Botërore e Akreditimit shënohet çdo 9 Qershor dhe është iniciativë globale që ka për qëllim promovimin e rëndësisë së Akreditimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës, në mbështetje të nevojave të tregut dhe në mbrojtje të konsumatorit, këtë vit ka ngritur skemën e re të akreditimit të laboratorëve mjekësorë, skemë kjo që u lansua sot në nder të kësaj dite.  Akreditimi i laboratorëve mjekësorë është bërë i rëndësishëm veçanërisht tani, pasi që menaxhimi i pandemisë aktuale, përfshirë të gjitha masat e marra për zvogëlimin e përhapjes së saj dhe mbajtjen nën kontroll, bazohet në rezultatet e testeve mjekësore, saktësia dhe besueshmëria e të cilave ka një ndikim të madh ekonomik në të gjithë botën. 

Me qëllim të informimit të publikut mbi rëndësinë e akreditimit, me theks të veçantë mbi përfitimet nga akreditimi, u shpërndan fletushka/fletëpalosje informuese dhe u publikua video-promovuese.

Video-spoti për Ditën Botërorë të Akreditimit: https://www.youtube.com/watch?v=F8Y8rw9Vlfc

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors