Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës shënon Ditën Botërore të Akreditimit 2020 me temën: “Akreditimi: Përmirësim i Sigurisë Ushqimore”

Shënohet Dita Botërore e Akreditimit 

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës shënoi Ditën Botërore të Akreditimit.

Dita Botërore e Akreditimit është një iniciativë globale e cila ka për qëllim promovimin e vlerës së akreditimit.  Këtë vit, tema e përzgjedhur për të shënuar Ditën Botërore të Akreditimit është “Akreditimi: Përmirësim i Sigurisë Ushqimore”, andaj kjo ditë është shënuar bashkë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Laboratorët e së cilës janë të akredituar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit që nga viti 2014 dhe të ri-akredituara në vitin 2018.

Vlen të theksohet se edhe në këtë kohë krize siç është pandemia Covid-19, kur edhe zinxhirët e furnizimit në industrinë e ushqimit janë nën presion, akreditimi ka ndihmuar që të demonstrohet integriteti dhe qëndrueshmëria e Laboratorëve testues të ushqimit, duke u dhënë blerësve besim në mënyrën se si prodhohet dhe shpërndahet ushqimi. Andaj edhe Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, për të siguruar që ky besim të ruhet edhe gjatë situatës aktuale Covid-19, ka vazhduar  të kryej aktivitetet e akreditimit, duke respektuar rregullat e distancës sociale dhe masat e sigurisë si për personel të brendshëm ashtu edhe për klientët e saj.

Në saj të këtij angazhimi të Drejtorisë së Përgjithshme e Akreditimit, aktualisht në Republikën e Kosovës janë të akredituar 12 Laboratorë Testues të produkteve të ushqimit të cilët lëshojnë certifikata mbi cilësinë e produkteve ushqimore duke rritur kështu sigurinë dhe besimin e konsumatorëve.

Për nder të kësaj dite, edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë z.Krasniqi mori pjesë në vizitën e Laboratorëve të Ushqimit të AUV-së, për të parë punën nga afër, duke u shprehur shumë krenar me punën që bëhet në këto dy Institucione.

“Vet fakti i Shënimit të Ditës së Botëror të Akreditimit në hapësirat e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Laborator ky i akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës, lë të kuptohet që s’do të mungojë gatishmëria ime politike dhe institucionale në zbatim të Ligjit dhe rritjes së performancës së Institucioneve të cilat përmes shërbimeve të tyre kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetareve”, theksoi Ministri Krasniqi.

Duke ju falënderuar të gjithëve për kontributin tuaj në rritjen e performancës së Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit, me theks të veçantë në rritjen vetëdijesimit për rolin dhe rëndësinë e akreditimit, ju urojmë Ditën Botërore të Akreditimit, duke shpresuar në përkushtim dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors