MoU me Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit

Më 27 Mars 2008 u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ne mes te Drejtorisë se Përgjithshme të Akreditimit nga Republika e Shqipërisë dhe Drejtorisë se Akreditimit te Kosovës.
Ne këtë ceremoni rasti i pranishëm ishte edhe z.Sefer Tasholli, këshilltar i ministrit ne MTI.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga përgjegjësit e dy organizmave të akreditimit z.Agim Anxhaku dhe z.Ibush Luzha.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje edhe më shumë do të intensifikohet bashkëpunimi në mes të dy Organizmave të Akreditimit si në fushën e këmbimit të përvojave ashtu edhe në këmbimin e kryevlerësuesëve, vlerësuesëve dhe ekspertëve në procedurat e akreditimit.