U arrit të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit me TURKAK

Drejtoria e Akreditimit te Kosovës (DAK) ka arritur të ketë një përparim dukshëm të madh në  aspektin e bashkëpunimit rajonal, duke nënshkruar disa memorandume mirëkuptimi me qëllim të këmbimit te njohurive dhe eksperiencës, të cilat ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve në DAK dhe në avancimin e më tejmë të infrastrukturës së cilësisë në Kosovë.  
Nënshkrimin e serisë së memorandumeve të mirëkuptimit DAK e filloi me nënshkrimin e ëmemorandumit të mirëkuptimit me Drejtorinë e Akreditimit te Republikës së Shqipërisë, më 27 Mars 2008, duke vijuar më pastja me atë të Institutit të Akreditimit të Republikës së Maqedonisë, më 14 Maj 2009, dhe tani së fundi DAK arriti të ketë memorandum mirëkuptimi edhe me Agjencinë Turke të Akreditimit (TURKAK) te cilin memorandum e arriti me date 19 nëntor 2009.
TUARKAK është organizmi kombëtar i akreditimit të Turqisë që deri më tani ka akredituar 239 laborator testues, 61 laborator kalibrues, 38 sisteme të menaxhimit, 44 organizma inspektues, 15 organizma certifikues dhe 9 certifikime personeli. Rritja e bashkëpunimit edhe me TURKAK për Drejtorinë e Akreditimit do të jetë një tjetër ndihmë në ngritjen e infrastrukturës së cilësisë në Republikën e Kosovës.
Për TURAK memorandumi u nënshkrua nga z. Atakan Bastërk, Sekretar gjeneral i agjencisë, ndërsa për Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës nënshkroi drejtori i kësaj Drejtorie z. Ibush Luzha. Në ceremoninë e nënshkrimit te memorandumit ishte prezent edhe z.Agim Anxhaku,Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshëm te Akreditimit nga Republika e Shqipërisë, e cila DAK-së  ndihmoi mjaft shumë në arritjet e nënshkrimit te këtij memorandumi. Gjithashtu pjesëmarrës në ceëremoninëëe nënshkrimit te memorandumit te mirëkuptimit ishte edhe Këshilltari i Ministrit te MTI-se, z. Sefer Tasholli.

·  MoU with TURKAK,Turkey