Mbahet trajnimi për akreditimin e certifikimit sipas standardit SK ISO/IEC 17065:2014

Prishtinë, 14/10/2024

Takimin e hapi U.D Drejtori i DAK-s z.Irfan Lipovica, ku falenderoj GIZ(Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit ) GmbH  për mbështetje në këtë projekt,dhe  ekspertin Mladen Vrebcevic nga Bashkimi Evropian(BE) për t'iu pergjigjur pozitivisht kërkesës sonë për trajnimin  në kuadër të ngritjes së skemës për certifikim të produkteve.

 Trajnimi u realizua me 14-15.10.2024  me temën: vlerësimi i konformitetit, kërkesat për trupat që certifikojnë produktet, proceset dhe shërbimet sipas standardit SK ISO/IEC 17065:2014,dhe morën pjesë rreth 40 përfaqësues nga Trupat për vlerësim konformiteti (TVK),ekspert të ndryshëm të fushës së infrastrukturës së cilësisë, përfaqësues të institucioneve, anëtar të Këshillit Profesional dhe përfaqësues të bizneseve.