Edhe këtë vit u shënua Dita Botërore e Akreditimit

Prishtinë, 12/06/2017

Me datë 09.06.2017, në hapësirat e Hotel Nartel nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DAK) është mbajtur manifestimi i Ditës Botërore të Akreditimit ku si moto e këtij takimi ishte: “Dhënia e besimit sektorit të ndërtimit dhe mjedisit  ndërtimor”

 

Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues të TVK-ve, Këshillit të Akreditimit, Këshillit Profesional, dhe Infrastrukturës së Cilësisë (Industria, Standardizimi dhe Metrologjia).

Gjatë takimit u mbajtën prezantimet e parapara dhe u prezantua video e përgatitur nga IAF dhe ILAC dhe e përshtatur nga DAK. Përfaqësues të DAK paraqitën të arriturat e DAK si dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar të DAK.  Pas prezantimeve pati diskutime të frytshme të cilat DAK-ut do të i shërbejnë si udhërrëfyes për punën e mëtutjeshme.

Në fund të këtij solemniteti u ndanë edhe certifikata të akreditimit për  laboratorë testues dhe  trupat  inspektues të akredituar brenda vitit.