Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës me mbështetjen e projektit të FMG-së-EU-së me datën 04,05,06,07.12.2018 ka organizuar trajnimin duke angazhuar ekspertë nga rajoni në lidhje me kërkesat e përgjithshme për kompetencën e laboratorëve testuese dhe kalibrues në përputhje me versionin e ri të standardit ISO/IEC 17025:2017.

Prishtinë, 10/12/2018

Ky trajnim është financuar nga projekti FMG –EU. Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit janë informuar lidhur me ndryshimet dhe kërkesat e reja që dalin nga versioni i ri i standardit ISO/IEC 17025:2017.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë më shumë se katërdhjetë (40) pjesëmarrës nga laboratorët e ndryshme (testues dhe kalibrues), ku janë zhvilluar diskutime lidhur me kërkesat e reja dhe po ashtu të gjithë pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë e shkëmbimit të njohurive dhe eksperiencave të tyre.

Në fund të trajnimit janë ndarë certifikata për të gjithë pjesëmarrësit.