Funksionalizohet Këshilli Profesional i Drejtorisë së Përgjithshme së Akreditimit të Kosovës

Prishtinë, 24/01/2019

Sot me datë 24.01.2019 Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës, organizoi takimin e pare të Këshillit Profesional të Akreditimit.

Në këtë takim morën pjesë Zv. Ministrja e MTI-së-Arbëresha Krasniqi, Drejtoresha e Përgjithshme e DAK-së -Gentiana Islamaj si dhe përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse të infrastrukturës së cilësisë, përfaqësuesit e trupave të vlerësimit të konformitetit, Odes Ekonomike të Kosovës si dhe përfaqësuesit e shoqatës për mbrojtjen e konsumatorëve. Këshilli Profesional ka për qëllim që të sigurojë paanshmëri, transparence dhe barazi gjatë procesit të akreditimit. Gjatë takimit u prezantuan detyrat dhe përgjegjësit e këshillit si dhe u diskutuan tema tjera që janë me interes për ngritjen e infrastrukturës së cilësisë dhe që në rend të parë kanë për qëllim sigurinë e konsumatorëve përmes ofrimit të produkteve dhe shërbimeve cilësore.

Po ashtu, në këtë takim u krijua struktura udhëheqëse e Këshillit Profesional, ku me këtë rast u zgjedh kryetari dhe nënkryetari i Këshillit.

Gjatë këtij viti, planifikohen të organizohen së paku edhe dy (2) takime të Këshillit Profesional.