DAK me mbështetjen e FMG- EU projekt realizuan trajnimin e radhës

Prishtinë, 27/02/2019

Në kuadër të aktiviteteve të DAK-së dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve njerëzore nga fusha e akreditimit, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës e mbështetur nga projekti FMG (Free Movement of Goods) ka mbajtur trajnimin me datën 21 dhe 22 Shkurt 2019, për Standardin ISO/IEC 17065 që ka të bëjë me certifikimin e produkteve .

Në këtë trajnim, morën pjesë stafi i DAK-se, anëtarët e Këshillit të Akreditimit, ekspertët teknik si dhe bashkëpunëtorët nga fusha e standardizimit dhe divizoni i infrastrukturës së cilësisë.