Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës, me mbështetjen e projektit të FMG-së-EU-së me datën 12-13.03.2019 ka organizuar trajnimin “Akreditimi për qëllime të autorizimit”.

Prishtinë, 22/03/2019

Ky trajnim thekson rendësin e akreditimit për konfirmimin e kompetences për Trupat e Vlerësimit të Konformitetit të autorizuar nga autoritetet relevante shtetërore.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë më shumë se njëzetë (20) pjesëmarrës/përfaqësues të niveleve të ndryshme si nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës, vlerësues të brendshëm dhe të jashtëm, përfaqësues të Këshillit të Akreditimit, divizionit të infrastrukturës së cilësisë si dhe përfaqësues të Institucioneve të cilët janë të ngarkuar me zbatimin e rregulloreve teknike dhe autorizimin e TVK-ve.

Në fund të trajnimit janë ndarë certifikata për të gjithë pjesëmarrësit.