Akreditimi- vërtetim nga organi shtetëror për akreditim që një trup për vlerësimin e konformitetit i plotëson kërkesat e përcaktuara me standardet e harmonizuara dhe, aty ku është e aplikueshme, edhe kërkesa të tjera shtesë, përfshirë ato të përcaktuara në skemat relevante sektoriale, për të kryer aktivitete specifike për vlerësimin e konformitetit;
Përmes akreditimit përcaktohet kompetenca teknike, integriteti dhe paanshmëria e organizatave që ofrojnë shërbime si testime, inspektime, kalibrim dhe shërbime të çertifikimit.
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës (DAK) operon në interesin publik në të gjithë sektorët e tregut,duke siguruar nje vlerësim transparent dhe të paanshëm të këtyre shërbimeve në bazë të standardeve ndërkombëtare të vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO).
Standardet ndërkombëtare për akreditim
Standardet që aplikohen janë si më poshtë:
Procedura e Akreditimit
Për më shumë informata në lidhje me procedurat e akreditimit, mund të na kontaktoni në numrin 038 200 36 572.