Këshilli i Akreditimit është organ këshillëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit të Kosovës (DAK).
Këshilli i Akreditimit ka këto detyra dhe përgjegjësi:
Të ekzaminoj të gjeturat dhe shënimet në dosjen e akreditimit në fjalë;
Të mbaj evidencë për përfundimet në lidhje me dosjen e akreditimit në fjalë;
Të jep rekomandim për dhënien apo mos dhënien e akreditimit, zgjerimin e fushës, ri-akreditimin.
Këshilli mund të kërkoj informata shtesë nga ekipi vlerësues i caktuar nga Drejtori i Përgjithshëm i DAK-ut, nëse është e nevojshme, për të nxjerrë përfundime korrekte.
Këshilli i Akreditimit përbëhet prej një numri të pakufizuar ekspertësh të fushave të ndryshme teknike.
Anëtarët e Këshillit të Akreditimit emërohën nga Drejtori i Përgjithshëm i DAK-s nga lista e ekspertëve të aprovuar nga Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Nga pikëpamja teknike, anëtarët e Këshillit të Akreditimit mbulojnë të gjitha aktivitetet e shërbimeve të akreditimit në DAK.
Procedura për menaxhimin e kompetencës PT-02
DAK-PO-04 Politika mbi përdorimin e logos së DAK dhe simbolit
DAK-PO-05 Politika për përd.test zot.dhe krah.nderlab
DAK-PO-08 Politika për zhvillimin e skemave të reja të akred.
DAK-PO-03 Politika mbi aktivitetet e akreditimit te DAK dhe kriteret
DAK-PO-02-Politika mbi vlerësimin
Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës, z. Irfan Lipovica, merr pjesë në Forumin Vjetor të organizatave ndërkombëtare të akreditimit IAF dhe ILAC
Gjatë kësaj jave në Bangkok, Tajlandë, po zhvillohet takimi vjetor i dy organizatave kryesore ndërkombëtare në fushën e akreditimit: Forumi Ndërkombëtar i Akreditimit (International Accreditation Forum – IAF) dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Akreditimit të Laboratorëve (International Laboratory Accreditation Cooperation – ILAC). Në këtë ngjarje të rëndësishme po merr pjesë z. Irfan Lipovica, Drejtor i Përgjithshëm […]