DAK vazhdon të arrij suksese

DAK vazhdon të arrij suksese

Edhe pse Drejtoria e Akreditimit të Kosovës (DAK) është organi më i ri i akreditimit në rajonin e Ballkanit, ka bërë përparim të dukshëm në fushën e vlerësimit të konformitetit. Kjo është reflektuar edhe nga Komisioni Europian në raportet e saj mbi Kosovën.

Objektiv i DAK-s  që certifikatat e accreditatimit dhe raportet e testimit të bëhen të njohura ndërkombëtarisht. Për ta bërë këtë të mundur, DAK ka vendosur Sistemin e Manaxhimit te Cilësisë për akreditim sipas standarditë SK EN ISOë IEC 17011, si dhe në përputhjeë standardeveë relevante europiane dhe ndërkombëtare dhe politikën e Republikës së Kosovës.

DAK është  fokusuar në krijimin e skemave të akreditimit të plotë, duke përfshirë laboratorët testues dhe kalibrues, si dhe mbështetjen e zhvillimit të trupave inspektuese.

Harmonizimi i kuadrit ligjor dhe rregullativ të Republikës së Kosovës me atë të Bashkimit Evropian në lidhje akreditimit është konsideruar si një tjetër arritje në 2010. Ligji Akreditimit Nr 03/L-069, i cila hyri në fuqi më  1 janar 2010, ka qenë  i harmonizuar me Rregulloren e BE-No.765/2008 të Komisionit Evropian.

Me përkushtim të madh gjatë vitit 2009, DAK ka arritur të nënshkruaj marrëveshjen me EA-në (European co-operation for Accreditation). Gjthashtu ështe me rëndësi të përmendet se DAK është anëtare e IAF (Interantional Accrediatation Forum), dhe anëtare shokë në ILAC (International Laboratory Accreditation Cooperation).

DAK i ka kushtuar rëndësi të madhe marrëveshjeve rajonale dhe ka raporte të mira me gjithe Organizmat e Akereditimit të shteteve në  rajon: Shqiperinë, Maqedoninë, Kroacinë dhe Turqinë.

DAK ka akredituar 15 laboaratore testuese dhe një trup inspektuese. Gjithashtu shtatë laboaratorë testues janë në procedurë të akreditimit.

Pritet që gjatë vitit 2011, DAK  të vazhdojë të kryej mandatin e saj. Qëllimi i saj është ë nënshkruajë marrëveshjen mulilaterle me EA (EA MLA) sa më shpejt që të jetë e mundur. Në nëntor të vitit 2010, DAK aplikuar për t'u antarësuar  në EA MLA për laboratore testuese dhe  para-vlerësim është caktuar të bëhet  në maj 2011.

Msc.Ibush Luzha, Drejtor i Drejtorisë së Akreditimit  të Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors