Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Akreditimit z.Irfan Lipovica merr pjesë në forumin vjetor të organizatave ndërkombëtare të akreditimit IAF dhe ILAC

DAK anëtarësohet në organizatën botërore të akreditimit “Global Accreditation Cooperation Incorporated – Bashkëpunimi i Integruar Botëror i Akreditimit”

Në takimin vjetor të Akreditimit, në nivel botëror, që po mbahet gjatë kësaj jave në Bangkok të Tajlandës, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës (DAK) anëtarësohet në cilësinë e anëtarit të asociuar në organizatën boterore të akreditimit “Global Accreditation Cooperation Incorporated – Bashkëpunimi i Integruar Botëror i Akreditimit”.

Global Accreditation Cooperation Incorporated, e themeluar vitin e kaluar, e që do të jetë organizata e vetme për akreditim në nivel botëror.

Anëtarësimi në këtë organizatë ofron disa përfitime, si: qasje dhe mundësi për të dhënë kontribut në zhvillimin e politikave globale të akreditimit dhe kërkesave teknike; zhvillimi i sistemit kombëtar të akreditimit për të arritur statusin e marrëveshjes multilaterale të njohjes në nivel ndërkombëtar; ndërtimi i marrëdhënieve me organizatat e akreditimit të shteteve të tjera të njohura në nivel boteror dhe aktorët kyç në vlerësimin e përputhshmërisë; mësim nga përvojat e zbatimit të nënshkruesve të marrëveshjeve të njohjes së akreditimit, duke përshpejtuar zhvillimin e brendshëm drejt njohjes ndërkombëtare të akreditimit vendor; pjesëmarrje si anëtar në komitetet teknike që zhvillojnë procedurat, udhëzimet dhe politikat e akreditimit të aplikueshme në mbarë botën; pjesëmarrje në diskutime lidhur me vlerësimin e kolegëve, mundësi për të fituar njohuri mbi proceset e njohjes së akreditimit dhe marrje mentorimi nga nënshkruesit ekzistues; rritje në dukshmërinë dhe rëndësinë e akreditimit ndërmjet qeverive, agjencive rregullatore, industrive dhe aktorëve të tjerë, duke ofruar një bazë të besueshme që punon për arritjen e përputhshmërisë me rregulloret vendore dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të kësaj organizate mundësohet qasja në programe të trajnimit, punëtori dhe webinare, të dizajnuara për të forcuar sistemet e akreditimit.

Përfitimet e mundshme nga anetarësimi në këtë organizatë janë: fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar dhe kredibilitetit, që tregon përkushtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit ndaj standardeve dhe njohjes ndërkombëtare; Krijimi i lidhjeve globale, duke u rrjetëzuar me organizatat e akreditimit dhe aktorët e njohur në nivel ndërkombëtar; njohuri nga praktikat tjera, që kanë qasje në praktikat më të mira dhe njohuritë për politika dhe ekspertizën teknike nga nënshkruesit e marrëveshjeve për njohje të akreditimit (MRA) në mbarë botën; përgatitje për marrëveshjen e njohjes, që do të thotë mësimi i proceseve dhe pritshmëritë dhe kërkesat për të arritur statusin e nënshkruesit të Marrëveshjes së Njohjes së Akreditimit në nivel botëror, ndërtim kapacitetesh, që nënkupton përfitim nga trajnimet teknike dhe punëtoritë, ngjarjet ndërkombëtare të akreditimit dhe mundësitë e mentorimit bilateral; krijimi i mundësive të bashkëpunimi, duke bashkëpunuar me organizata homologe të Akreditimit në projekte të përbashkëta dhe shkëmbime teknike.

Ky proces është i rëndësisë së veçantë për ekonominë vendore, duke e ditur faktin se akreditimi është katalizatori i qëndrueshmërisë, ku mund të quhet pasaporta e produkteve dhe shërbimeve në proces të eksportit në tregjet ndërkombëtare.

Roli në tregun vendor është se akreditimi e vërteton cilësinë në procesin e prodhimit dhe shërbimeve, si dhe sigurinë për konsumatorët. Këtë e arrin duke e konfirmuar zbatimin e standardeve relevante ndërkombëtare në këto procese nga operatorët.

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës (DAK), në këto takime, është duke u përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Irfan Lipovica.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors