Me datë 12.09.2025, Drejtori i Përgjithshëm z.Irfan Lipovica duke përfaqësuar Drejtorinë e Kosovës për Akreditim (DAK) mori pjesë në Bruksel në takimin e Asamblesë Gjenerale të Organizatës Evropiane për Bashkpunim në Akreditim (EA) si dhe takimin e grupit punues së EA-së për hartimin e Strategjisë së Akreditimit Evropian me vizion vitin 2030, i përfshirë në këtë grup punues si ndër të vetmit nga vendet e rajonit!