Mbahet takimi i 34-të i EA Horizontal Harmonization Committee ku Drejtoria e Akreditimit e Kosovës (DAK) mori pjesë me dy përfaqësues të saj.

Me 1️⃣0️⃣ dhe 1️⃣1️⃣ Shtator 2️⃣0️⃣2️⃣5️⃣ në Bruksel, u mbajt takimi i 34-të i EA Horizontal Harmonization Committee ku Drejtoria e Akreditimit e Kosovës (DAK) mori pjesë me dy përfaqësues të saj.
🔑✅ ️Në një mjedis ekonomik në zhvillim të vazhdueshëm, ku kërkesat për cilësi, siguri dhe qëndrueshmëri janë gjithnjë në rritje, akreditimi përfaqëson instrumente thelbësore për ndërtimin e një ekonomie moderne dhe konkurruese.
📍✅️ Komiteti i Harmonizimit Horizontal luan një rol kyç nē këtë drejtim, duke garantuar përputhshmëri me standardet më të avancuara ndërkombëtare, nxitje të zhvillimit industrial dhe tregtar si dhe mbështetje konkrete për kalimin drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe të gjelbër (Green Economy ♻️), ku inovacioni, efikasiteti dhe mbrojtja e mjedisit bashkëjetojnë nē funksion të mirëqenies së përgjithshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors