Më 28 dhe 29 Shtator 2011 në Ohër të Maqedonisë u mbajt Konferenca Rajonale për Akreditim ku morën pjesë Organet Kombëtare të Akreditimit të Shteteve të Rajonit.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga: Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.
Gjithashtu, në takim ishin prezent Team Leader-i i projektit IPA 2011 rajonal, z. David Norris si dhe Team Leader-ja e projektit të IPA kombëtar të Maqedonisë, znj. IrenaVasaitiene.
Tema diskutimi gjatë këtij takimi ishin: legjislacioni, procedurat e vlerësimit të konformitetit dhe mundësia e nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale në mes shteteve lidhur me njohjen e certifikatave për vlerësim të konformitetit deri në periudhën e nënshkrimit të MLA (Marrëveshjes Multilaterale) me EA (European co-operation for Accreditation).
Gjatë takimit, përfaqësuesit e shteteve të rajonit prezantuan ecurinë e aktiviteteve të akreditimit.Në emër të Drejtorisë së Akreditimitë së Kosovës u bë prezantimië mbi gjendjen e DAK-së, numrin e OVK-ve të akredituara deri më tani dhe sidomos, si çështje mjaft e rëndësishme për DAK-në, rendësi iu kushtua mbarëvajtjes së para-vlerësimit e realizuar nga ana vlerësuesve të EA-së më 16-19 Maj 2011.
Në takim u diskutua edhe rreth mbarëvajtjes së projektit rajonal IPA 2011.