U mbajt Takimi i Këshillit për Marrëveshje Multilaterale (EA MAC)

Më 17-19 Tetor 2011, në Bratislavë të Sllovakisë u mbajt takimi i Kooperimit Evropian të Akreditimit, Këshilli për Marrëveshje Multilaterale (EA MAC).
Gjatë këtij Takimi u paraqiten 14 raporte mbi vlerësimet që iu ishin bërë Trupave Akredituese nga vlerësues të EA-së. DAK ishte vlerësuar më 17-19 Maj të vitit 2011, nga Kryevlerësuesja  Nicole Valenthiman mirëpo për shkak të angazhimeve të saja raporti për DAK nuk ishte përgatitu. Raporti për vlerësimin DAK mbetet të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për Marrëveshje Multilaterale (EA MAC).
Në këtë Takim u shqyrtua edhe aplikimi i DAK-ut për avancimin e statusit nga Anëtare me Kontratë në Korporatën Evropiane në Anëtare shok (Associate member). 
Pas analizave të bërë dokumentacionit të DAK-ut nga Grupi i Task Forcës i Këshilli për Marrëveshje Multilaterale (EA MAC), ky Grup i rekomandoi Asamblesë Gjenerale të EA-së (EA-GA), që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Varshavë të Polonisë, që statusi i DAK-ut të avancohet nga Anëtare me Kontratë në Korporatën Evropiane në Anëtare shok (Associate member). 
Në fund të takimit u caktuan vendet dhe kalendari i takimeve të EA-MC gjatë vitit 2012.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors