Edhe këtë vit Drejtoria e Akreditimit e Kosoves, në mënyrë solemne, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Akreditimit.
Të pranishëm në këtë solemnitet rasti ishte këshilltari i ministrit te MTI-se, Lulzim Demolli, pastaj përfaqësues të ndryshëm nga laboratorë dhe trupa inspektuese të akredituar, përfaqësues të bizneseve, si dhe përfaqësues nga Agjencia e Standardizimit, Agjencia për Pronësi Industriale, Inspektorati i Tregut, Divizioni për Infrastrukture të Cilësisë etj.
Hapjen e takimit e bënë përfaqësuesit e DAK-s dhe me këtë rast u prezantua shkurtimisht puna e deritanishme e DAK-së, si dhe kontributi i saj që e ka dhënë në aspektin e ngritjes së infrastrukturës se cilësisë, implementimit dhe mirëmbajtjen e saj.
Të pranishmeve gjithashtu iu prezantua një material/video i shkurtër i përgatitur nga IAF/ILAC, për të shënuar ditën Botërore te Akreditimit. (Shih linku : https://www.youtube.com/watch?v=hMj_dZ8zoSQ)
Në fund te këtij solemniteti u ndanë edhe certifikata të akreditimit për tetë laboratorë testues dhe dy trupa të inspektimit.