Rreth Nesh

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës (DAK) , është i vetmi Trup Kombëtar i Akreditimit, i njohur me ligj, për të vlerësuar në përputhje me standardet ndërkombëtare kompetencën teknike të Trupave të Vlerësimit të Konformitetit që kryejnë aktivitete të tilla si: testim, kalibrim, certifikim, dhe inspektim qofshin në sektorët publik apo privat, të fushës vullnetare apo të detyrueshme.


Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit funksionon në bazë të Ligjit Nr. 05/L-117  i miratuar në Kuvendin e Kosovës me datën 20.12.2016 dhe i publikuar në Gazeta zyrtare të Republikës së Kosovës, Nr. 2/12 Janar 2017.

Misioni

Misioni i DAK-ut është ofrimi i shërbimeve të akreditimit në fushën e vlerësimit të konformitetit në nivel vendi, të rrisë ndërgjegjësimin për akreditim në shoqëri dhe të marrë një rol aktiv në përcaktimin e rregullave në infrastrukturën e cilësisë.

Vizioni

Të shtohet vlera e produkteve dhe shërbimeve për një jetë më të sigurt për qytetareve tanë.

Roli i Akreditimit

Trupi Akreditues është një autoritet i paanshëm i cili punon në interes të publikut për tu siguruar që shërbimet e ofruara nga Trupat për Vlerësimin e Konformitetit (TVK) janë të besueshme.

Si një pale e trete e pavarur, DAK sigurohet që TVK-të e akredituara respektojnë standardet dhe deklaratat e tyre të konformitetit përbëjnë një garanci në mbrojtjen e mjedisit, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve.