Akreditimi- vërtetim nga organi shtetëror për akreditim që një trup për vlerësimin e konformitetit i plotëson kërkesat e përcaktuara me standardet e harmonizuara dhe, aty ku është e aplikueshme, edhe kërkesa të tjera shtesë, përfshirë ato të përcaktuara në skemat relevante sektoriale, për të kryer aktivitete specifike për vlerësimin e konformitetit;
Përmes akreditimit përcaktohet kompetenca teknike, integriteti dhe paanshmëria e organizatave që ofrojnë shërbime si testime, inspektime, kalibrim dhe shërbime të çertifikimit.
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës (DAK) operon në interesin publik në të gjithë sektorët e tregut,duke siguruar nje vlerësim transparent dhe të paanshëm të këtyre shërbimeve në bazë të standardeve ndërkombëtare të vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO).
Standardet ndërkombëtare për akreditim
Standardet që aplikohen janë si më poshtë:
- Laboratorë testues dhe kalibrues: ISO/IEC 17025:2006 Kërkesat e përgjithshme për kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibruese
- Laboratorët testues mjekësor: ISO 15189:2012
- Trupat inspektues: ISO/IEC 17020:2012
- Trupat çertifikues: ISO/IEC 17065: 2012 Vleresimi i konformitetit - Kërkesat për trupat që bëjnë çertifikimin e produkteve, proceseve dhe shërbimeve, EMS ISO 14000, 14001, 14004 dhe 14005 certifikim i sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe mjedisor, EN ISO/IEC 17024:2003 (verzioni i ri: ISO/IEC 1724:2012) Vlerësimi i Konformitetit- Kërkesa të përgjithshme për trupat që operojnë skemat e çertifikimit të personave.
Procedura e Akreditimit
- Aplikimi
- Shqyrtimi i dokumentacionit
- Vizita Para vleresuese
- Vizita Vlerësuese
- Raporti i Vlerësimit
- Marrja e vendimit mbi akreditimin
- Aprovimi
- Mbikeqyrja
- Ri akreditimi.
Për më shumë informata në lidhje me procedurat e akreditimit, mund të na kontaktoni në numrin 038 200 36 572.