Çfarë është Akreditimi

Akreditimi- vërtetim nga organi shtetëror për akreditim që një trup për vlerësimin e konformitetit i plotëson kërkesat e përcaktuara me standardet e harmonizuara dhe, aty ku është e aplikueshme, edhe kërkesa të tjera shtesë, përfshirë ato të përcaktuara në skemat relevante sektoriale, për të kryer aktivitete specifike për vlerësimin e konformitetit;

Përmes akreditimit përcaktohet kompetenca teknike, integriteti  dhe paanshmëria e organizatave që ofrojnë shërbime si testime, inspektime, kalibrim dhe shërbime të çertifikimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës (DAK) operon në interesin publik në të gjithë sektorët e tregut,duke siguruar nje vlerësim transparent dhe të paanshëm të këtyre shërbimeve në bazë të standardeve ndërkombëtare të vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO).

Standardet ndërkombëtare për akreditim

Standardet që aplikohen janë si më poshtë:

  • Laboratorë testues dhe kalibrues: ISO/IEC 17025:2006 Kërkesat e përgjithshme për kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibruese

  • Laboratorët testues mjekësor: ISO 15189:2012

  • Trupat inspektues: ISO/IEC 17020:2012

  • Trupat çertifikues: ISO/IEC 17065: 2012 Vleresimi i konformitetit - Kërkesat për trupat që bëjnë çertifikimin e produkteve, proceseve dhe shërbimeve, EMS ISO 14000, 14001, 14004 dhe 14005 certifikim i sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe mjedisor, EN ISO/IEC 17024:2003 (verzioni i ri: ISO/IEC 1724:2012) Vlerësimi i Konformitetit- Kërkesa të përgjithshme për trupat që operojnë skemat e çertifikimit të personave.

Procedura e Akreditimit

  • Aplikimi

  • Shqyrtimi i dokumentacionit

  • Vizita Para vleresuese

  • Vizita Vlerësuese

  • Raporti i Vlerësimit

  • Marrja e vendimit mbi akreditimin

  • Aprovimi

  • Mbikeqyrja

  • Ri akreditimi.

Për më shumë informata në lidhje me procedurat e akreditimit, mund të na kontaktoni në numrin 038 200 36 572.