Përfitimet nga Akreditimi

Akreditimi është njëri ndër mjetet kryesore për vlerësimin e komptencës teknike dhe integritetit të organizmave që ofrojnë shërbime të vlerësimit të konformitetit, e gjithë kjo në interes dhe në të mirë të publikut.

Akreditimi luan një rol të rëndësishem për “një botë më të sigurt” permes ndikimit që ka në rritjen e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve,  rritjen e besimit dhe garantimin e një tregut të sigurt.

Për bizneset

Përmes akreditimit, bizneseve iu garantohet lëvizja e lirë e mallrave pa pasur nevojën e ri-testimit, apo ri-kalibrimit në aktivitetet e eksport/importit. Bazuar në parimin „ një testim, një certifikim, një akreditim “ mundësohet lëvizje e lirë e produkteve dhe shërbimeve me minimumin e kostove. 

Akreditimi ndihmon bizneset në kufizimin e gabimeve në prodhim të produkteve, përmirësimin e cilësisë së prodhimit dhe rritjen e besueshmërisë tek klientet, duke siguruar avantazh konkurrues për bizneset si në tregjet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Për Konsumatorët

Akreditimi ndihmon në rritjen e qasjes së konsumatorëve në mallra dhe shërbime të kualitetit të lartë, të besueshëm dhe të sigurt.

Për Qeverinë dhe rregullatoret

Akreditimi është njëri ndër mekanizmat e preferuar të Institucioneve rregullatore për identifikimin e organeve kompetente përmes të cilave sigurohet besimi i publikut në fushën e shendëtësisë, mjedisit, arsimit, sigurisë dhe fushat tjera që ndërlidhen me mirëqenien e qytetareve.