Procesi i Akreditimit

Procesi i Akreditimit përbëhet nga:

  • Aplikimi
  • Shqyrtimi i dokumentacionit
  • Vizita Para vleresuese
  • Vizita Vleresuese
  • Raporti i Vleresimit
  • Marrja e vendimit mbi akreditimin
  • Aprovimi
  • Mbikeqyrja
  • Ri akreditimi

Aplikimi - Procedura e akreditimit nis me aplikimin i cili dorëzohet në zyrën e DAK-ut nga ana e Trupave për Vlerësim të Konformitetit (TVK). Formularin për aplikim, procedurat, rregulloret, politikat, si dhe udhëzuesit teknik për  të gjitha fushat e akreditimit  mund ti gjeni të publikuara në ueb-in  zyrtar të DAK-së www.dak.rks-gov.net.

Shqyrtimi i dokumentacionit - Dokumentacioni i Trupave të Vlerësimit të Konformitetit i dorëzuar në DAK, shqyrtohet dhe vlerësohet nëse është në përputhje me kërkesat e standardit përkatës nga ana e ekipës vlerësuese të DAK-s.

Vizita Para vlerësuese- Bazuar në marrëveshjet me TVK-të mund të kryhet një vizitë para vlerësuese, ku identifikohen mangesitë në sistemin ose në kompetencat e TVK-së.


Vizita Vlerësuese – Ekipi vlerësues i DAK-së realizon vizitën vlerësuese në vend më qëllim që të vlerësojë nëse aktivitetet e TVK-së përkojnë më aktivitetet e prezantuara në dokumentacionin e TVK-së dhe për të vlerësuar se sa kompetent është trupi për të kryer këto aktivitete të vlerësimit të konfromitetit.

Raporti i vlerësimit - Rezultatet e vizitës në vend pasqyrohen në raportin vlerësues, i cili nënshkruhet edhe nga ana e TVK-së së vlerësuar . Në rast se gjatë vizites vlerësuese identifikohen jo-konformitete, TVK-së i ipet afati prej tre (3) muajsh për mbylljen e tyre.

Marrja e vendimit mbi akreditimin - Drejtoria e Akreditimit në bazë të procedurave  ligjore informon Këshillin e Akreditimit ne lidhje me dosjen e aplikantit. Keshilli i Akreditimit, shqyrton dosjen dhe rekomandon dhënien ose refuzimin e akreditimit.

Aprovimi -Nëse rekomandimi i Këshillit të Akreditimit është pozitiv, Drejtori i Përgjithshëm i DAK-së nënshkruan vendimin dhe çertifikatën e akreditimit. Çertifikata e akreditimi është e vlefshme për katër (4) vjet.

Mbikeqyrja - Vizitat mbikëqyrese organizohen nga DAK-ja të paktën  një (1) herë në vit me qëllim që të sigurojnë që TVK-t e akredituara vazhdojnë të funksionojnë në përputhje me standardin për të cilin janë akredituar.

Ri akreditimi – Pas perfundimit të periudhës katër (4) vjeçare, DAK vazhdon me procedurat e ri-akreditimit nësë ka kërkesë të parashtruar nga TVK-ja.