Këshilli Profesional është organ këshillëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit të Kosovës (DAK), i cili ka për qëllim të sigurojë paanshmëri, transparencë dhe barazi gjatë procesit të akreditimit.
DAK themelon Këshillin Profesional i cili përbëhet nga kategoria e palëve të interesit si në vijim:
- Trupat e akredituara për vlerësimin e konformitetit (TVK);
- Shoqatat e Shoqërisë civile, duke përfshirë Shoqatat e Konsumatorëve
- Autoritetet Publike, duke përfshirë Agjencinë Kosovare të Standardizimit dhe Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës dhe institucionet arsimore
- Odat dhe shoqatat e bizneseve;
- DAK.
Këshilli Profesional i ka këto përgjegjësi dhe detyra:
- Të vlerësojë objektivat vjetore dhe afatgjata të DAK-ut;
- Të vlerësojë politikat e DAK-ut;
- Të vlerësojë procedurat e Apelit;
- Të mbështesë iniciativat për marrëveshje në mes DAK-ut dhe organeve tjera të akreditimit;
- Të mbështesë iniciativat për zhvillimin e politikave të reja lidhur me punën dhe zgjerimin e aktiviteteve të DAK-ut;
- Të rekomandojë, promovojë, krijojë dhe të mbështesë iniciativat për zhvillimin e aktiviteteve të akreditimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
- Të emëroj anëtarët e Komisionit të apelit;
- Të mbështesë DAK-un, në plotësimin e kushteve për tu bërë anëtar me të drejta të plota në organizatat ndërkombëtare dhe evropiane për akreditim;
- Të mbështesë DAK-un për të identifikuar, analizuar, vlerësuar, trajtuar, monitoruar dhe dokumentuar në mënyrë të vazhdueshme çdo rrezik për paanshmërinë.