Këshilli i Akreditimit

Këshilli i Akreditimit është organ këshillëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit të Kosovës (DAK).

Këshilli i Akreditimit ka këto detyra dhe përgjegjësi: 

 Të ekzaminoj të gjeturat dhe shënimet në dosjen e akreditimit në fjalë; 

 Të mbaj evidencë për përfundimet në lidhje me dosjen e akreditimit në fjalë; 

 Të jep rekomandim për dhënien apo mos dhënien e akreditimit, zgjerimin e fushës, ri-akreditimin.  

Këshilli mund të kërkoj informata shtesë nga ekipi vlerësues i caktuar nga Drejtori i Përgjithshëm i DAK-ut, nëse është e nevojshme, për të nxjerrë përfundime korrekte.

Këshilli i Akreditimit përbëhet prej një numri të pakufizuar ekspertësh të fushave të ndryshme teknike. 

Anëtarët e Këshillit të Akreditimit emërohën nga Drejtori i Përgjithshëm i DAK-s nga lista e ekspertëve të aprovuar nga Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. 

Nga pikëpamja teknike, anëtarët e Këshillit të Akreditimit mbulojnë të gjitha aktivitetet e shërbimeve të akreditimit në DAK.