Mbahen takimet e Komiteteve Teknike të Laboratorëve Testues dhe Trupa Inspektues

Prishtinë, 30/01/2020

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit të Kosovës (DAK), në përputhje me nenin 20 të Ligjit nr. 05/L-117 për Akreditim si dhe kërkesat e standardit ISO/IEC 17011:2017 Vlerësimi i konformitetit – Kërkesat për trupat akredituese që akreditojnë trupa të vlerësimit të konformitetit, ka hartuar Udhëzimin për Funksionimin e Komiteteve Teknike DAK-I-04, i cili ka hyrë në fuqi nga data 15.11.2019. Duke u bazuar në Udhëzimin për Funksionimin e Komiteteve Teknike DAK-I-04, DAK në ka nxjerr vendimin për formimin e Komiteteve Teknike të Laboratorëve Testues dhe Komitetit Teknik të Trupave Inspektues. Përcaktimi i anëtarëve të Komiteteve Teknike është bërë në bashkëpunim më të gjitha palët e interesit.

Me datën 30.01.2020, nën organizimin e DAK-së u mbajtën takimet e para të dy komiteteve  teknike. Ashtu siç kërkohet me Udhëzim, gjatë takimit të parë të Komitetit u zgjodhën kryetarët dhe nënkryetarët e këtyre Komiteteve.

Në komitetin Teknik të Laboratorëve Testues u emëruan:

Osman Hasku –Kryetar

Drita Hamiti-Nënkryetare.

Në Komitetin teknik për Trupa  Inspektues u emëruan:

Hajrullah Rexhepi –Kryetar

Agim Xhuraj- Nënkryetar.

Roli i komiteteve teknike është që të japin ekspertizë lidhur me çështjet e veçanta të procedurës së akreditimit dhe të zhvillojë udhëzime të veçanta për akreditim në fushat teknike përkatëse.

Mandati i Komitetit Teknik  është dy (2) vjet, me mundësi vazhdimi dhe për një mandat tjetër .