Jump to Main Content
Gjatë kësaj jave, me ftesë të Agjencisë për Akreditim të Mbretërisë së Bashkuar/United Kingdom Accreditation Services – UKAS, z. Irfan Lipovica, në cilësinë e UD Drejtorit të Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës (DAK), zhvilloi një vizitë zyrtare në zyret e UKAS në Londër. Në takim, z. Lipovica u prit nga z. Rob Bettinson, Drejtor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UKAS, dhe z. Kevin Belson, Menaxher Teknik në UKAS. Një pjesë tjetër e stafit të DAK-ut u kyç virtualisht në takim për të mësuar nga përvoja e UKAS në procesin e akreditimit. Gjatë kësaj vizite, z. Lipovica u prit gjithashtu në një takim pune nga Departamenti për Tregti dhe Biznes i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Më shumë..
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës (DAK) ka ngritur skemën e akreditimit për certifikimin e produkteve sipas standardit ISO/IEC 17065 dhe është e gatshme të filloj me këtë proces. Andaj, nga tani fton të gjithë Trupat potencial të Vlerësimit të Konformitetit që janë të interesuar të ofrojn shërbimin e Certifikimit të Produkteve të aplikojn në DAK për akreditim. Dokumentacioni i nevojshëm, përfshirë udhëzuesit gjenden në webfaqen e DAK-ut në linkun në vijim: Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës https://dak.rks-gov.net/page.aspx?id=1,22 Aplikimi mbetet i hapur në vazhdimësi
Prishtinë, 24/05/2023