Informatë e Akreditimit të Laboratorëve

Prishtinë, 15/05/2024

Gjatë muajve Mars,Prill dhe Maj janë akredituar pesë (5) laboratorë të fushave të ndryshme ndërsa dy (2) Laboratorë kanë zgjeruar fushën , ku përmes Akreditimit dëshmohet se laboratorët kanë përmbushur kërkesat e standardeve të caktuara të cilat garantojnë cilësinë dhe saktesinë e rezultateve të tyre. Ështe një mënyrë e sigurt për të vlerësuar dhe besuar në rezultatet e testeve të kryera.

Janë akredituar:
“OZON Space” SH.P.K. 11.03.2024- Laboratori për cilësi dhe emisione në ajër
RRONI FER “SH.P.K, 11.03.2024 -Laboratori për vetit fiziko mekanike të fijeve të armaturës dhe nyjës së saldimit
“3A Projekt “SH.P.K, 19.04.2024 -Laboratori për matje dhe testime të instalimeve elektrike
Agjencia e Kosovës për Forenzikë” 03.05.2024   Fusha e akreditimit: ADN dhe Serologji; Analiza Kimike të Narkotikeve; Balistikë; Dokumenteve dhe Dorëshkrimeve; Daktiloskopi dhe Traseologjisë; Analizë te Eksplozivëve dhe Zjarrvënjeve; Ekzamini i Kompjuterëve
HSW LABORATORY” SH.P.K. 10.05.2024 Laboratori për testimet elektrike

ZGJERIM FUSHE:
Kosova-Lab” SH.A 11.03.2024 Laboratori testues për cilësinë e derivateve të lëngët të naftës  
Dogana e Kosovës, 18.04.2024 Laboratori testues për naftë