Njoftim për skemë të re të akreditimit

Prishtinë, 06/12/2024

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës (DAK) ka ngritur skemën e akreditimit për certifikimin e produkteve sipas standardit ISO/IEC 17065 dhe është e gatshme të filloj me këtë proces. Andaj, nga tani fton të gjithë Trupat potencial të Vlerësimit të Konformitetit që janë të interesuar të ofrojn shërbimin e Certifikimit të Produkteve të aplikojn në DAK për akreditim. Dokumentacioni i nevojshëm, përfshirë udhëzuesit gjenden në webfaqen e DAK-ut në linkun në vijim: Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës https://dak.rks-gov.net/page.aspx?id=1,22 Aplikimi mbetet i hapur në vazhdimësi