Takimi i dytë i Këshillit Profesional

Prishtinë, 28/10/2019

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, me datë 28.10.2019 organizoi takimin e radhës së Këshillit Profesional, ku nga ana e Menaxheres së Cilësisë znj. Valmira Sejdiu, u bë prezantimi i Politikave të reja të DAK-së të hartuara në përputhje me kërkesat e Standardit të ndryshuar të Akreditimit ISO/IEC 17011:2017. Në kuader të këtij takimi, ndër tjera u diskutuan edhe çështje që ndërlidhen me implementimin e këtyre politikave, aktivitetet e përgjithshme të akreditimit si dhe mundësit për lehtësimin e operimit të TVK-ve të akredituara në Kosovë. Këshilli Profesional, unanimisht dha rekomandimin për aprovimin dhe futjen në zbatim të këtyre politikave.