U mbajt trajnimi në standardin ISO/IEC 17025

Drejtoria e Akreditimit e Kosovës (DAK)  më datë 05.06.2014, organizoi trajnimin e radhës me temën: Kërkesat e standardit ISO/IEC 17025:2005. Ky  trajnim u organizua për përfaqësuesit e laboratorëve të ndryshëm, me qëllim të zgjerimit të njohurive lidhur me kërkesat e standardit si dhe të zbatimit në praktike të këtyre kërkesave. Trajnimi u mbajt në hapësirat e Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë dhe pati një interesim të madh nga përfaqësuesit e laboratorëve testues dhe kalibrues.
Gjatë trajnimit pati diskutime të shumta dhe u parashtruan shumë pyetje nga të pranishmit. DAK gjithashtu organizoi një test për vlerësimin e njohurive të fituara nga ky trajnim dhe rezultoi se ky trajnim përgjithësisht pati efekt pozitiv në zgjerimin e njohurive lidhur me kërkesat e standardit. Në fund të trajnimit të pranishmëve në trajnim u dhanë edhe certifikatat e trajnimit.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors