Memorandum mirëkuptimi në mes të Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës (DAK) dhe Trupit Akreditues Rumun (RENAR)

Drejtoria e Akreditimit e Kosovës (DAK) edhe më tej  vazhdon të ketë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Kësaj radhe  në Zyre të DAK më datë 29.03.2013, DAK arriti të nënshkruaj  memorandum mirëkuptimit me Trupin Akreditues të Rumanisë RENAR ( Romanian Accreditation Association).
Memorandumin  e  Mirëkuptimit nga ana e RENAR e nënshkroi Presidenti,  z.Fănel Lacobescu, Ph.D,Dr.h.c,  ndërkaq nga ana e DAK nënshkroi  Drejtori i DAK-së z. Ibush Luzha, M.Sc.
Nënshkrimi i  këtij memorandumi të  mirëkuptimit u bë me qëllim të këmbimit të vlerësueseve, krye vlerësuesve, eksperteve, te njohurive dhe eksperiencës, të cilat ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve në DAK dhe në avancimin e më tejmë të infrastrukturës së cilësisë në Kosovë.  

Nënshkrimin e serisë së memorandumeve të mirëkuptimit DAK e filloi me nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit të Republikës së Shqipërisë, më 27 Mars 2008, duke vijuar më pastaj me atë të Institutit të Akreditimit të Republikës së Maqedonisë, më 14 Maj 2009, Agjencinë Turke të Akreditimit (TURKAK) te cilin memorandum e arriti me date 19 nëntor 2009, dhe tani së fundi DAK arriti të ketë memorandum mirëkuptimi edhe me RENAR.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors