Të pranishëm në këtë solemnitet rasti ishte këshilltari Lulzim Demolli, pastaj përfaqësues të ndryshëm nga laboratorë dhe trupa inspektuese të akredituar, përfaqësues të bizneseve si dhe përfaqësues nga Standardizimi, Agjencia për Pronësi Industriale, Inspektorati i Tregut, Divizioni për Infrastrukture të Cilësisë etj.
Hapjen e takimit e bënë përfaqësuesit e DAK-së dhe me këtë rast u prezantua shkurtimisht puna e deritanishme e DAK-së si dhe kontributin e saj të dhënë në aspektin e ngritjes së infrastrukturës se cilësisë, implementimin dhe mirëmbajtjen e saj.
Të pranishmeve gjithashtu iu prezantua një material/video i shkurtër i përgatitur nga IAF/ILAC, për të shënuar ditën Botërore te Akreditimit, linku : https://www.youtube.com/watch?v=hMj_dZ8zoSQ
Në fund te këtij solemniteti u ndanë e certifikata të akreditimit për tetë laboratorë testues dhe dy trupa të inspektimit.