Përfaqësues nga Drejtoria e Akreditimit e Kosovës ,morën pjesë në Komitetin e Inspektimit EA (IC) që u zhvillua më 17-18 shtator 2026 në Bruksel, Belgjikë, dhe kryesisht: ➖ miratoi një Propozim për Projekt të Ri për të rishikuar dokumentin EA-5/02 M: Udhëzimi EA për Zbatimin e ISO/IEC 17020 në Inspektimin Periodik të Rrugëtueshmërisë së Mjeteve Motorike dhe Rimorkiove të tyre për ta përshtatur me kërkesat e reja në ISO/IEC 17020:2026; ➖ konfirmoi Termat e Referencës së EA IC TN Inspektimi i Automjeteve; ➖ bëri një përmbledhje të punëtorisë online train-the-trainer mbi ISO/IEC 17020:2026 të re, mbajtur më 1-2 korrik 2026, dhe planifikoi disa seanca të tjera të harmonizimit online në afat të shkurtër; ➖ mbajti një punëtori mbi interpretimin dhe zbatimin praktik të kërkesave të ISO/IEC 17020:2026; ➖ ndoqi disa prezantime të frytshme nga një përfaqësues i TIC Council dhe Rrjetit Evropian të Institutit të Shkencave Forenzike – ENFSI; ➖ diskutoi mbi aplikueshmërinë e Global Accreditation Cooperation Incorporated (Global ACI)