Pjesëmarrja në takimet vjetore të dy organizatave ndërkombëtare të akreditimit IAF (International Accreditation Forum) dhe ILAC (International Laboratory Committee)
Prishtinë,
22/10/2024
UD. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës z. Irfan Lipovica, mori pjesë në takimet vjetore të dy organizatave ndërkombëtare të akreditimit IAF (International Accreditation Forum) dhe ILAC (International Laboratory Committee), të mbajtura gjatë javës së kaluar, në Berlin të Gjermanisë.
Z. Lipovica ishte i ftuar si pjesëmarrës edhe në takimin zyrtar dhe ceremonial, si i tillë një takim historik, i themelimit të Organizatës Botërore të Akreditimit GLOBAC (Global Accreditation).
Krijimi i GLOBAC është një sinjal i qartë se procesi i akreditimit po shkon drejt unifikimit të plotë botëror.
Organizata Botërore e Akreditimit GLOBAC, do të bashkojë të dy organizatat ndërkombëtare të akreditimit IAF dhe ILAC, për të harmonizuar akreditimin botëror.
Ky është një veprim i rëndësishëm që do të përmirësoj mënyrën se si akreditimet njihen në mbarë botën. Duke unifikuar mënyrën se si mendojmë për standardet dhe tregtinë ndërkombëtare, bizneset do të ndjejnë ndikimin pozitiv.
Në të ardhmen e afërt, GLOBAC do të hapë rrugën për më pak mospërputhje për të ndihmuar bizneset të arrijnë certifikimet relevante me hapa të thjeshtë, duke zvogëluar potencialisht nevojën për rregullime specifike për secilin vend.
Në këtë takim u votua Kushtetuta dhe Rregullat e Përgjithshme të funksionimit të Organizatës Botërore të Akreditimit GLOBAC.
Në një të ardhme të afërt, kjo organizatë botërore do të konkludojë me procedurat e konstituimit, duke e hapur kështu mundësinë e aplikimit për anëtarësim edhe për vendin tonë.
Republika e Kosovës, synon të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Akreditimit GLOBAC, si anëtare tashmë me të drejta të plota.